Pekini: ShBA-ja duhet të ndalojë përbaltjen e sakrificave të Kinës ndaj COVID-19

2020-04-20 18:57:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kina i kërkoi Shteteve të Bashkuara t'i japin fund deklaratave të papërgjegjshme mbi luftën e saj kundër COVID-19.

Presidenti amerikan Donald Trump tha në konferencë për shtyp se Kina do të përballet me pasoja nëse është "përgjegjëse me vetëdije" për pandeminë e koronavirusit.

Në përgjigje të kësaj deklarate, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha në një konferencë për shtyp të hënën në Pekin: "Ashtu si vendet të tjera, edhe Kina është dëmtuar nga pandemia. Disa amerikanë duhet ta kenë të qartë se armiku i tyre është virusi, jo Kina".

Ai ritheksoi se vendi është përpjekur të frenojë përhapjen e virusit në mënyrë të hapur dhe transparente dhe ka bërë sakrifica të jashtëzakonshme dhe ka dhënë kontribut të pashembullt në luftën globale kundër pandemisë.

Njëkohësisht Geng vuri në dukje se vendet nuk duhet të dëmtojë njeri-tjetrin e madje të kërkojnë përgjegjësi dhe dëmshpërblim. Ai tha se një qasje e tillë nuk është parë e dëgjuar asnjëherë në histori.

"Në vitin 2009 gripi H1N1 shpërtheu masivisht në ShBA dhe u përhap më pas në 214 vende e rajone, duke shkaktuar afro 200 mijë viktima. A i kërkoi njeri ShBA-së dëmshpërblim? Në vitet '80, virusi HIV u zbulua në fillim në ShBA dhe më pas u përhap në mbarë botën. Nuk dihet se sa shumë njerëz në botë kanë vuajtur nga ky virus, por a i kërkoi njeri ShBA-së të mbajë përgjegjësi? Në vitin 2008, tronditja financiare në ShBA u shndërrua në një krizë financiare globale, por kush i kërkoi ShBA-së të mbajë përgjegjësi?"

Zëdhënësi i diplomacisë kineze i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të punojë së bashku përballë këtij kërcënimi të ri të njerëzimit. (Albana/ Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore