CMG-ja: Fshehja e të vërtetës ka qëllime politike

2020-04-19 12:25:42 CRI Komenti juaj Printoni

CMG-ja: Me acarimin e epidemisë së COVID-19 në ShBA, një tjetër politikan amerikan u përpoq për t'iu shmangur përgjegjësisë. Ditët e fundit, sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper e kritikoi Kinën për "mashtrim" dhe "mostransparencë" lidhur me gjendjen epidemike. Fjalët e tij nuk kanë dallime nga ato të politikanëve të tjerë amerikanë dhe janë vetëm preteksti për shmangien e përgjegjësisë.

Në të njëjtën kohë, në aeroplanmbajtësen "Theodore Roosevelt" të Forcave Detare të ShBA-së po vijojnë të shtohen rastet e prekjes nga COVID-19. Deri tani 655 anëtarë të ekuipazhit kanë dalë pozitivë, ndërsa një ka vdekur nga COVID-19.

Në fakt, gjendja nuk duhej të ishte kaq e keqe. Më 30 mars, kapiteni i atëhershëm i aeroplanmbajtëses Brett E. Crozier u dërgoi zyrtarëve të lartë të Forcave Detare një letër për ndihmë, ku shprehte shpresën se oficerët e detarët në aeroplanmbajtëse do të zbarkonin sa më parë në tokë për t'u futur në karantinë. Por zyrtarët e lartë e kritikuan kapitenin Crozier për "gjykim të dobët", duke e shkarkuar nga posti më 2 prill. Pas tre ditëve, në një intervistë për CNN-in, Mark Esper u shpreh se e përkrah vendimin e shkarkimit të Crozierit dhe se ato që thuheshin në letrën e tij nuk ishin të vërteta.

Cili është fakti? Vetëm anëtarët e ekuipazhit e dinë përgjigjen. Për fat të keq, kapiteni Crozier, që quhet nga shumë media amerikane si hero, u prek nga COVID-19.

Krahas "Theodore Roosevelt", edhe në aeroplanmbajtëset "Ronald Reagan", "Carl Vinson" dhe "Nimitz" janë dukur raste të konfirmuara të sëmundjes. Media amerikane njofton se deri tani në mbi 150 baza ushtarake të ShBA-së është shfaqur epidemia, ndër të cilat, në forcat detare gjendja është më e rëndë. Mostransparenca e informacionit e ushtrisë amerikane ka ngjallur pakënaqësinë e shumë qarqeve.

Si kreu i Pentagonit, veprimi i Mark Esperit ka shkelur moralin dhe nuk merr parasysh sigurinë e jetës të ushtarëve. Kritika e tij kundër Kinës ka dështuar para faktit.

Përbaltja e emrit të Kinës dhe fshehja e së vërtetës nuk mund ta largojnë virusin. Veprimi i Mark Esperit është vetëm një pjesë e strategjisë së pengimit të Kinës. (CMG)

Mrekulli
Lajmet Kryesore