Të dhënat e ekonomisë kineze në 3-mujorin e parë, sipas parashikimit

2020-04-18 14:18:58 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten, Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës bëri të ditur se PBB-ja e Kinës në tre muajt e parë të këtij viti ishte 20.65 trilionë juanë, duke u ulur 6.8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është ulja më e madhe pas vitit 1992, që kur filloi të publikohet PBB-ja e tremujorëve. Kjo shifër përputhet me parashikimin.

Në tremujorin e kaluar, epidemia e koronavirusit e goditi rëndë ekonomisë kineze dhe botërore. Për të parandaluar përhapjen e epidemisë, Kina izoloi qytetet dhe ndaloi transportin dhe fabrikat e dyqanet u mbyllën. Veprimtaria ekonomia u ndal, prandaj ulja e të dhënave ekonomike s'mund të shmangej. Kjo ishte një sakrificë për të shpëtuar jetët dhe tregon se njerëzit janë të parët.

Megjithëse kjo është hera e parë e uljes rekord në një tremujor, jeta e popullit nuk u godit dhe rendi shoqëror është i qetë. Këto tregojnë rezistencën dhe aftësinë përpara rrezikut të ekonomisë kineze. Zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës Mao Shengyong u shpreh se, në krahasim me janarin e shkurtin, të dhënat e marsit u përmirësuan shumë. P. sh., në mars vëllimi i import-eksportit u ul vetëm 0.8 % dhe vëllimi i eksportit u rrit 2.4%. Përveç kësaj, me rifillimin e prodhimit në Kinë, ekonomia në tre muajt e dytë të këtij viti pritet të përmirësohet.

Në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së që u organizua më 17 prill, u vu në dukje që, në bazën e parandalimit të ripërhapjes së epidemisë, do të përballohen ndikimet e epidemisë me politika më të forta makroekonomike. Do të zbatohen politika pozitive financiare, politika të qëndrueshme monetare dhe politika të nxitjes së konsumit, të punësimit e të sigurimeve shoqërore. Këto politika do të luajnë rol pozitiv për stabilitetin e rimëkëmbjen e ekonomisë kineze sivjet.

Përballë vështirësive të mëdha ekonomike, duhet t'i kushtohet rëndësi energjisë së re të rritjes. Pas fillimit të epidemisë, është zhvilluar shpejt ndërtimi i inflastrukturës së re në bazën e infrastrukturës digjitale. Sipas statistikave, investimet në shërbimet e tregtisë elektronike në Kinë u rritën 39.6%.

Më përpara, Fondi Monetar Ndërkombëtar e uli parashikimin e rritjes ekonomike globale. Ekonomia globale pritet të ulet 3% në vitin 2020, kurse ekonomia kineze do të rritet 1.2%. Njëkohësisht parashikohet se rritja e ekonomisë kineze në vitin 2021 do të jetë 9.2 %. Lidhur me këtë, Mao Shengyong tha se 1.2% është rritje pozitive, që është e rrallë në mbarë botën. Vlera mesatare e rritjes këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të jetë mbi 5 %. Nëse vitin e ardhshëm ekonomia botërore rimëkëmbet, trysnia e epidemisë mbi ekonominë kineze do të lehtësohet. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore