2020-04-17 11:51:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Shifrat zyrtare tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2020, prodhimi i brendshëm bruto i Kinës ishte 20 trilionë juanë, ose rreth 2.9 trilionë dollarë amerikanë, duke rënë 6.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s, nga ndikimi i pandemisë së COVID-19.
Prodhimi industrial me vlerë të shtuar, një tregues i rëndësishëm ekonomik, ra me 8.4 për qind në tremujorin e parë.
Shitja me pakicë e mallrave të konsumit u ul me 19 për qind në tremujorin e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s, nga një rënie prej 20 për qind në dy muajt e parë.