2020-04-17 11:07:24 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ambasadori amerikan në Kinë Terry Branstad tha të mërkurën se ai nuk beson se Pekini po bllokon me dashje eksportin e maskave dhe materialeve të tjera mjekësore për të luftuar koronavirusin.
Ai gjithashtu i tha një grupi të vogël reporterësh që dërgimi i 1 200 tonë produkteve të tilla në ShBA nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen kineze.
Duke folur për ngadalësimin e furnizimit, ambasadori theksoi se mund të jetë shkaktuar nga zbatimi i standardeve të rrepta të cilësisë në Kinë, pas ankesave për cilësinë e materialeve të dërguara jashtë vendit.
"Shpresoj se, për shkak të bashkëpunimit dhe punës për luftimin e virusit, dhe natyrisht fazës së parë të marrëveshjes tregtare, marrëdhëniet do të përmirësohen në të ardhmen," tha Branstad.
Mbi 28 000 vdekje janë raportuar në ShBA dhe rastet e konfirmuara të infektimit nga COVID-19 kanë arritur mbi 636 000, që do të thotë se ShBA-ja ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi dhe të infeksioneve deri tani.
Të enjten, presidenti i ShBA-së Donald Trump tha që vendi ka të ngjarë "ta ketë kaluar kulmin" e pandemisë së koronavirusit dhe që ai do të japë udhëzime për rihapjen e ekonomisë të enjten.