2020-04-17 10:54:01 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Dy grupe ekspertësh mjekësorë kinezë kanë mbërritur në kryeqytetet e Burkina Fasos dhe Etiopisë për t'u ndihmuar vendet afrikane në frenimin e shpërthimit të koronavirusit.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Kinës thuhet se ekspertët do të ndajnë njohuritë e tyre dhe do të ofrojnë këshilla teknike për të përmirësuar kapacitetet e dy vendeve në parandalimin dhe trajtimin e COVID-19.
Ekspertët do të bashkëpunojnë dhe do të shkëmbejnë opinione me përfaqësues të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Afrikës dhe zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Etiopi.(Xu Guang)