Mbi 4 000 punonjës mjekësorë ushtarakë largohen nga Wuhan-i pas përmbushjes së misionit

2020-04-17 10:24:46 CRI Komenti juaj Printoni

Më shumë 4 000 punonjës mjekësorë ushtarakë që ndihmuan në luftën kundër COVID-19 në Wuhan, janë larguar nga qyteti.

Ata trajtuan afro 7 200 pacientë të konfirmuar, pa u infektuar asnjë prej tyre.

Një nga mjekët, Ma Zhuang, thotë:

"Gjatë shërbimeve mjekësore, kemi ndjekur mënyrën e trajtimit shkencor dhe terapive gjithëpërfshirëse, duke i dhënë secilit prej pacientëve një trajtim të individualizuar, për t'i shëruar ata gradualisht."

Para se të largoheshin, ekipet mjekësore ushtarake përzgjodhën materialet në spitalet ku ata punonin, dhe ua dorëzuan punonjësve mjekësorë vendorë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore