Xi Jinping-u zhvillon bisedime telefonike me Putinin për pandeminë e COVID-19

2020-04-17 10:12:15 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë riafirmuar mbështetjen e ndërsjellë në luftën kundër COVID-19.

Në një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, të dy udhëheqësit gjithashtu kundërshtuan politizimin e pandemisë.

Xi Jinping-u tha se Kina do të vazhdojë t'i ofrojë Rusisë mbështetje të fortë, pas dërgimit të një ekipi ekspertësh mjekësorë në Moskë për të ndihmuar në luftimin e sëmundjes.

Putin vuri në dukje nga ana e tij se qeveria dhe populli kinez kanë pasur arritje të rëndësishme në parandalimin dhe kontrollin e shpërthimit të koronavirusit dhe po ofrojnë ndihmë për shumë vende të tjera.

Ai shtoi se përpjekjet e disa vendeve për ta përbaltur Kinën lidhur me origjinën e koronavirusit të ri janë të papranueshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore