2020-04-17 20:34:36 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha të premten në Pekin se pas shpërthimit të koronavirusit të tipit të ri, pala kineze ka zhvilluar aktivisht bashkëpunimin ndërkombëtar në përballimin e epidemisë, duke mbajtur qëndrim të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm. Pala kineze e këshillon palën amerikane të ndalojë manipulimin politik dhe të përqëndrohet më shumë te përballimi i pandemisë dhe te rimëkëmbja ekonomike.
Mësohet se gjatë intervistës së të enjtes, sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper pretendoi se është vështirë për të besuar informacionet nga PKK-ja, sepse sipas tij, ajo i ka keqdrejtuar dhe nuk publikoi të vërtetën që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë.
Kundrejt kësaj deklarate, Zhao Lijian theksoi: "Nëse pala amerikane nuk pati informacione të duhura në fillim të shpërthimit të epidemisë, pse Qendra e Kontrollit të Epidemisë të ShBA-së lëshoi alarmin për pneumoninë e koronavirusit të ri më 15 janar? Pse pala amerikane shpalli mbylljen konsullatës së saj në Wuhan më 25 janar dhe pse ajo mbylli kufirin për gjithë shtetasit kinezë si dhe të huajt që kishin vizituar Kinën gjatë 14 ditë të mëparshme qysh nga 2 shkurti? "
Stigmatizimi nuk mund të mbulojë faktet dhe shfajësimi nuk mund të shmangë virusin, por vetëm solidariteti dhe bashkëpunimi janë rruga e drejtë, theksoi zëdhënësi i diplomacisë kineze. (Wang Lei)