CMG-ja: Duhet të respektojmë shkencën dhe jo të politizojmë epideminë

2020-04-16 16:14:52 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, disa anëtarë të Kongresit Amerikan i kërkuan qeverisë kineze që të mbajë përgjegjësi për "veprimet e gabuara të trajtimit të epidemisë së koronavirusit të ri". CMG-ja komentoi se pas shpërthimit botëror të COVID-19, disa politikanë amerikanë nuk u alarmuan dhe të nisnin masat e kontrollit dhe të parandalimit të transmetimit të këtij virusi, por e harxhuan kohën duke ia ngjitur fajin vendeve të tjera e duke e hequr përgjegjësinë nga vetja për të mbuluar keqmenaxhimin e tyre në parandalimin e epidemisë.

Gazeta "New Jork Times" publikoi një artikull ku kritikoi quajtjen e koronavirusit si "virusi i Wuhan-it" ose "virusi kinez" dhe komentoi se ky etiketim synon zhvendosjen e vëmendjes së publikut për të mbuluar humbjen katastrofike të qeverisë amerikane në frenimin e përhapjes së COVID-19.

Ditët e fundit, revista e njohur akademike ndërkombëtare "PNAS" publikoi një artikull të përbashkët të studiuesit britanik dhe gjerman. Autori i parë i këtij studimi, doktori Peter Forster vuri në dukje se koronavirusi fillestar është i tipit A, që u përhap kryesisht në ShBA dhe Australi. Rastet e zbuluara me koronavirusin e tipit A në Wuhan janë shumë të pakta. Në Kinë dhe Azinë Lindore është përhapur kryesisht koronavirusi i tipit B, që është variant i tipit A. Profesori i mjekësisë i Universitetit Tulane të ShBA-së Robert Garry analizoi se tregu i prodhimeve të detit "Huanan" të Wuhan-it nuk është "vendburimi i virusit", duke theksuar se: "Sipas analizave tona dhe nga të tjerë prejardhja e tij (virusit) vjen nga një burim më i hershëm se ky treg."

Sipas komenteve të CMG-së, në shekullin e 21-të duhet të përballohemi me faktet, të respektojmë shkencën dhe jo të politizojmë epideminë.

Përmes një letre publike më 14 prill, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan Nancy Pelosi u bëri thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike në ShBA të pranojnë dhe të veprojnë sipas fakteve. Ajo theksoi se "nga ky moment, amerikanët duhet të injorojnë gënjeshtrat dhe të pranojnë opinionin e shkencëtarëve dhe profesionistëve të besueshëm për të mbrojtur veten dhe të afërmit."

Mrekulli
Lajmet Kryesore