2020-04-16 11:30:26 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se organizata e tij shpreh keqardhje për vendimin e ShBA-së për ndërprerjen e fondeve për OBSh-në.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një mik i vjetër dhe bujar i OBSh-së dhe shpresojmë se do të vazhdojnë të jenë. Na vjen keq për vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkura për të urdhëruar ndërprerjen e financimit të OBSh-së. Me përkrahjen nga populli dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara, OBSh-ja punon për përmirësimin e shëndetit të njerëzve më të varfër e që kanë më shumë nevojë në botë."
Të martën, presidenti amerikan Donald Trump shpalli se e ka udhëzuar administratën e tij të ndërpresë financimin për OBSh-në, të cilën e akuzoi për "keqadministrim të rëndë dhe mbulim të përhapjes së koronavirusit".
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se OBSh-ja duhet të përkrahet, sepse ajo është "absolutisht e rëndësishme" në përpjekjet e botës për të luftuar kundër COVID-19.
ShBA-ja është vendi më i madh dhurues i OBSh-së, duke kontribuuar me 400-500 milionë dollarë amerikanë në vit për këtë organizatë. (Wang Lei)