2020-04-16 11:20:24 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministri i Jashtëm i Nigerisë, Geoffrey Onyeama, thotë se nuk ka asgjë të keqe në zbatimin e politikave të rrepta kundër epidemisë në qytetin kinez Guangzhou.
Ai e bëri këtë koment gjatë një takimi me ambasadorin e Kinës në Nigeri të martën.
Takimi u zhvillua në sfondin e akuzave se Guangzhou ka diskriminuar bashkësinë afrikane në këtë qytet me masat për të luftuar COVID-19.
Onyeama e pranoi se disa video në internet, që tregojnë diskriminim të pretenduar, kanë shkaktuar shqetësim te njerëzit në Nigeri.
Megjithatë, në të njëjtën kohë ai tha se ka marrë edhe informacione që tregojnë një histori të ndryshme.