2020-04-16 11:11:39 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 15 prill, kryeredaktori i revistës së njohur mjekësore ndërkombëtare "Lancet", Richard Horton, u shpreh në medien sociale se vendimi i qeverisë amerikane për pezullimin e fondeve për OBSh-në është një krim ndaj të gjithë njerëzimit.
Ai bëri thirrje që çdo shkencëtar, punonjës mjekësor dhe njeri i thjeshtë të bojkotojë dhe kundërshtojë veprime të tilla, që sipas tij përbëjnë tradhti ndaj solidaritetit global.
Horton i bëri thirrje edhe drejtorit të Institutit Kombëtar për Alergjinë dhe Sëmundjet Ngjitëse Anthony Fauci, duke thënë: "Presidenti amerikan e akuzon OBSh-në, por pretendimet e tij nuk janë të vërteta. Ju lutem, ndreqeni presidentin tuaj dhe qëndroni në anën e së vërtetës."