2020-04-16 10:34:55 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një ekip me ekspertë mjekësorë nga Kina ka shkuar në kryeqytetin e Arabisë Saudite Riad për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19.
Ekipi përbëhet nga tetë ekspertë mjekësorë të specializuar në fusha të ndryshme, duke përfshirë testimin e viruseve, sëmundjet infektive dhe mjekësinë tradicionale kineze.
Ata do të ndajnë përvojën e tyre dhe do të ofrojnë trajnime për stafin mjekësor saudit për parandalimin, kontrollin dhe trajtimin e COVID-19.
Ndërkohë, ekipi solli edhe pajisje mjekësore të dhuruara nga Rajoni Autonom Ningxia-Hui i Kinës, duke përfshirë maska, kostume mbrojtëse dhe kuti të testimit të acidit nukleik.