Diplomati i lartë kinez kërkon trajtimin e duhur të marrëdhënieve Kinë-ShBA gjatë luftës globale kundër COVID-19

2020-04-16 10:20:41 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Yang Jiechi thotë se trajtimi i duhur i marrëdhënieve Kinë-ShBA është thelbësor gjatë luftës globale kundër COVID-19.

Në një bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të ShBA-së Mike Pompeo, Yang Jiechi tha se Kina është e gatshme të vazhdojë të ndajë informacionin dhe përvojën për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë me Shtetet e Bashkuara.

Ai sugjeroi që të dy palët të zbatojnë konsensusin e arritur nga të dy krerët e shteteve, të përqendrohen në bashkëpunimin, të shmangin ndërhyrjet dhe t'i futin marrëdhëniet mes tyre në rrugën e duhur.

Pompeo theksoi nga ana e tij se epidemia e COVID-19 është një sfidë e përbashkët për bashkësinë ndërkombëtare.

Ai tha se pala amerikane është e gatshme të forcojë bashkëpunimin dypalësh në luftën kundër epidemisë dhe të vazhdojë komunikimin e bashkërendimin për zhvillimin e marrëdhënieve ShBA-Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore