2020-04-16 10:14:53 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet kineze kanë njoftuar se shtetasit e huaj në pjesën kontinentale të Kinës, që janë konfirmuar ose dyshohen se janë prekur nga COVID-19, duhet të trajtohen para pagimit të shpenzimeve mjekësore.
Njoftimi synon të sigurojë që të gjithë pacientët të pranohen e trajtohen në spitale.
Në njoftim shtjellohet gjithashtu se pacientët duhet t'i paguajnë vetë shpenzimet e mjekimit nëse nuk përfshihen në sistemin e sigurimeve mjekësore bazë të Kinës, dhe se individët e huaj duhet të paguajnë për shpenzimet në qendrat e izolimit. (Wang Lei)