CMG-ja: I ashtuquajturi "eliminim i Kinës" është ëndërr e disa amerikanëve

2020-04-16 21:31:32 CRI Komenti juaj Printoni

CMG-ja: Ditët e fundit, disa politikanë amerikanë spekuluan për tema si kthimi në ShBA të ndërmarrjeve amerikane që operojnë në Kinë ose të shpërnguljes së disa ndërmarrjeve të tilla në Azinë Juglindore etj. Nën gjendjen epidemike, është e pashmangshme goditja kundër zinxhirit të furnizimit global dhe është e kuptueshme që disa vende përdorin projektin e diversitetit për të shpërndarë rreziqe. Por diversiteti nuk do të thotë largimi nga Kina dhe i ashtuquajturi "eliminim i Kinës" është vetëm ëndërr e disa amerikanëve.

Analistët vunë në dukje se "eliminimi i Kinës" ka për qëllim politik. Në ShBA, dështimi i politikës kundër epidemisë dhe rritja e papunësisë kanë acaruar kontradiktat e brendshme dhe spekulimi nga disa politikanë amerikanë për largimin e ndërmarrjeve nga Kina është dukshëm një veprim i zbutjes së kontradiktave.

Statusi i tanishëm i Kinës në zinxhirin industrial global përcaktohet nga sistemi i përsosur industrial i zhvilluar për dhjetëra vjetë, infrastruktura e përsosur, krahu i fuqishëm i punës etj. dhe është rezultati i zgjedhjes së ndërmarrjeve ndërshtetërore. Sot me integrimin e lartë të zinxhirit industrial global, ndërtimi i një zinxhiri tjetër të plotë është fantazi.

Nëse largohen nga Kina, kompanitë e huaja do të humbasin konkurrueshmërinë. Për shumë vjetë, me epërsinë e zinxhirit të plotë të furnizimit me kosto të ulëta, "fabrika e botës" – Kina prodhon në masë për të plotësuar kërkesat e tregut vendës e të atij botëror. Për shembull, ndër 220 furnizuesit kryesorë të kompanisë "Apple" në botë, 41 prej tyre vijnë nga Kina, 4 furnizues më shumë se ShBA-ja. Nëse largohen nga Kina, kostoja e prodhimit të ndërmarrjeve të huaja do të shtohet dhe konsumatorët do të paguajnë më shumë.

Njëkohësisht, largimi nga një treg gjigant konsumi nuk përputhet me interesat e shumëkombësheve apo kompanive të tjera të huaja. Një arsye e rëndësishme e investimit të këtyre ndërmarrjeve në Kinë është numri i lartë i konsumatorëve. Tani, shtresa e popullsisë me të ardhura të mesme në Kinë po zgjerohet me shpejtësi, gjë që ka çuar në rritjen e nivelit të konsumit të banorëve kinezë. Prandaj largimi nga Kina nuk është një zgjedhje e zgjuar. (CMG)

Mrekulli
Lajmet Kryesore