Rifillimi i jetës në Wuhan sjell optimizëm për ekonominë kineze

2020-04-16 21:27:07 CRI Komenti juaj Printoni

Tani rendi ekonomiko-shoqëror i Kinës po shpejton procesin e kthimit në normalitet. Bashkësia ndërkombëtare do të di se nga vjen besimi i Kinës për realizimin e objektivave të zhvillimit ekonomik e shoqëror për këtë vit? Përgjigja është rifillimi i jetës në Wuhan.

Që nga 30 marsi ka nisur rihapja graduale e qendrave të biznesit dhe e supermarketeve kryesore në Wuhan dhe numri i konsumatorëve po shtohet vazhdimisht.

Njëkohësisht, falë masave mbështetëse nga qeveria qendrore, bashkia e qytetit Wuhan ka publikuar një sërë masash për lehtësimin e barrës fiskale, ofrimin e ndihmës financiare etj., në përkrahje të zhvillimit të ndërmarrjeve të mesme e të vogla.

Wuhan-i është kryeqendër ekonomike në krahinat qendrore të Kinës. Në vitin 2019, PBB-ja e Wuhan-it renditej e 8-ta ndër qytetet kineze. Wuhan-i është gjithashtu një nga bazat e prodhimit të automobilave dhe të industrisë së informacionit elektronik në Kinë dhe luan një rol të rëndësishëm për stabilizimin e zinxhirit industrial kinez e global të automobilave e të industrisë elektronike. Krahas këtyre, shumica e qyteteve të mëdha kineze gjenden në një rreth me rreze prej 1000 kilometrash dhe me Wuhan-in në qendër. Kështu, hapja e Wuhan-it është në favor të normalizimit të rrjetit të transportit të Kinës dhe të rifillimit të punës në mbarë vendin.

Me shpejtimin e rifillimit të punës në Wuhan, krahinat e ndryshme kineze po shpejtojnë këtë proces. Deri më 28 mars, përqindja e rifillimit të punës të ndërmarrjeve kryesore industriale kineze arriti në 98.6%. Për shumë vjetë, kontributi i Kinës në rritjen ekonomike botërore ka qenë rreth 30% dhe rifillimi i punës në Kinë me siguri do të jetë në ndihmë të luftës globale kundër epidemisë dhe të stabilizimit të zinxhirit industrial global. Në bisedën telefonike të së martës me presidentin finlandez Sauli Ninisto, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se Kina do të rifillojë së pari prodhimin e materialve mjekësore për të dhënë kontribut për bashkëpunimin ndërkombëtar kundër epidemisë dhe për stabilizimin e ekonomisë botërore. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore