2020-04-15 11:00:54 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov theksoi të martën se është absolutisht e papranueshme që të kritikohet Kina për përhapjen e COVID-19.
"Kur dëgjojmë akuzat që Kina duhet medoemos të paguajë për shfaqjen e infeksionit dhe se nuk ka ndarë në kohë informacionin mbi këtë, kjo i kalon të gjitha kufijtë dhe normat e mirësjelljes," tha Lavrovi.
Sipas tij, Kina po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme për të ndihmuar vendet e tjera dhe për të shkëmbyer përvojën në luftimin e virusit.
Lavrovi kërkoi gjithashtu që vendet e tjera të mos e politizojnë COVID-19 ose veprimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ai tha se ata që e kritikojnë OBSh-në duhet të përqendrohen në hapat konkretë për të ndaluar pandeminë dhe për të minimizuar efektet e saj.