Presidenti kinez diskuton për luftën kundër pandemisë me udhëheqësit e Serbisë, Finlandës, e Kirgizistanit

2020-04-15 10:32:34 CRI Komenti juaj Printoni

Në bisedat e veçanta telefonike me homologët e vet nga Serbia, Finlanda dhe Kirgizistani, presidenti Xi Jinping tha se Kina do të vazhdojë të shkëmbejë përvojë në parandalimin dhe kontrollin e COVID-19 me vendet e tjera.

Duke folur me presidentin serb, Xi Jinping-u tha se Kina do të vijojë të ofrojë ndihmë dhe mbështetje në luftën e Serbisë ndaj koronavirusit.

Presidenti Xi i tha udhëheqësit finlandez se vetëm me përpjekje të bashkërenduara komuniteti ndërkombëtar mund të kapërcejë sfidën e tanishme dhe të fitojë mbi epideminë.

Gjatë bisedimeve telefonike me homologun e tij kirgizistanas, presidenti Xi tha që Kina do të vazhdojë të ofrojë ndihmë brenda mundësive të saj për të luftuar COVID-19.

Mrekulli
Lajmet Kryesore