2020-04-15 10:31:42 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i ShBA-së Donald Trump njoftoi të martën se administrata e tij do të ndalojë dhënien e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Sidoqoftë, Trump-i tha se ShBA-ja do të vazhdojë të angazhohet me organizatën në kryerjen e asaj që ai i quan "reformë domethënëse".
Presidenti i ShBA-së e ka kritikuar më parë reagimin e OBSh-së ndaj COVID-19 dhe kërcënoi do të ngrijë fondet e ShBA-së për këtë organizatë.
Kreu i OBSh-së ka paralajmëruar kundër politizimit të COVID-19 dhe veprimtarisë së Organizatës.
Tedros Adhanom Ghebreyesus-i tha se mesazhi i tij për botën është uniteti e solidariteti dhe jo politizimi i virusit.