CMG-ja: Pse Shtëpia e Bardhë kritikon median amerikane?

2020-04-15 19:38:11 CRI Komenti juaj Printoni

CMG-ja: Në konferencën e shtypit të organizuar të hënën nga Shtëpia e Bardhë, gazetarja e kanalit "CBS News" Paula Reid dyshoi tek punët e qeverisë amerikane në shkurt dhe fjalët e saj u kritikuan ashpër nga presidenti Donald Trump. Ai e sulmoi CBS-në duke e quajtur si përhapës të lajmeve të rreme.

Trump ka kritikuar mediet amerikane për disa ditë me radhë, përfshi "Nju Jork Times"-in, CNN-in, NBC-në, VOA-n dhe "FOX NEWS". Por pse gjithë ky zemërim kundër medias? Për shembull; marrim gazetën "Nju Jork Times".

Pak ditë më parë, "Nju Jork Times" botoi një artikull me titull "Shumica e rasteve të sëmundjes COVID-19 në Nju Jork vijnë nga Europa" ku u vu në dukje se rastet e COVID-19 në këtë qytet vijnë kryesisht nga turistë europianë dhe se nëse zbatohej procedurë më e rreptë testimi, ShBA-ja mund ta zbulonte më herët virusin. Ky artikull u kritikua ashpër nga Trump-i në "Twitter": "Lajmi i rremë i 'Nju Jork Times' gjurmoi origjinën e COVID-19 nga Europa, jo nga Kina. Kjo është hera e parë që e dëgjova këtë. Dua të di se ku mori këtë lajm 'Nju Jork Times'? A ka burim të besueshëm?"

Në fakt, në artikullin e "Nju Jork Times"-it u përdorën pikëpamje të mbi 10 ekspertëve duke përfshirë gjenetikorin e Shkollës së Mjekësisë Icahn në Mount Sinai të Nju Jorkut Harm van Bakel, virologen e Universitetit të Nju Jorkut Adriana Heguy etj., burimi i lajmit është i besueshëm.

Para kësaj, Shtëpia e Bardhë kritikoi edhe VOA-n për bërjen e propagandës për Kinën. VOA-ja me ndihmën e fondeve të qeverisë amerikane ka qenë gjithmonë një pioniere anti-kineze, por më 8 prill kur Wuhan-i doli nga izolimi, VOA njoftoi se izolimi i Wuhan-it është një shembull i kontrollit me sukses të epidemisë. Ky njoftim u kritikua menjëherë nga Shtëpia e Bardhë duke treguar standardin e dyfishtë të qeverisë amerikane për lirinë e fjalës.

Në syrin e Shtëpisë së Bardhë, kritika kundër Kinës është e drejtë, por pohimi i Kinës është propagandë për Kinën. E ashtuquajtura "liri e shtypit" është në fakt një vegël politike e qeverisë amerikane. (CMG)

Mrekulli
Lajmet Kryesore