ASEAN-i bëhet partneri më i madh tregtar i Kinës

2020-04-14 18:30:38 CRI Komenti juaj Printoni
Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës më 14 prill, nga janari deri në marsin e këtij viti, vëllimi i tregtisë së jashtme të Kinës arriti në 6.57 trilionë juanë, një rënie prej 6.4% në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar. ASEAN-i tejkaloi BE-në duke u renditur partneri më i madh tregtar i Kinës. Në konferencën për shtyp të mbajtur nga Zyra e Shtypit e Këshillit të Shtetit të Kinës më 14 prill, zëdhënësi i Administratës së Përgjithshme të Doganave njëherësh drejtor i Departamentit të Statistikave dhe Analizave, Li Kuiwen, prezantoi se nga janari deri në mars të këtij viti eksportet e Kinës kapën shifrën e 3.33 trilionë juanëve, një rënie prej 11.4%, ndërsa importet 3.24 trilionë juanë, duke u ulur 0.7%. Suficiti tregtar u ul me 80.6%.

"Në tremujorin e parë të këtij viti, import-eksporti i qarkut të integruar midis Kinës dhe ASEAN-it u rrit ndjeshëm, duke nxitur rritjen e përgjithshme të tregtisë së jashtme midis Kinës dhe ASEAN-it me 3.3 pikë përqindje. Si pjesë e zinxhirit global të industrisë së gjysmëpërçuesve, importi dhe eksporti i Kinës të qarkut të integruar me vendet e ASEAN-it si Malajzia, Singapori dhe Vietnami po afrohet dita-ditës".

Në tremujorin e parë, vëllimi tregtar i Kinës me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" ruajtën një normë rritjeje prej 9.6 pikë përqindje më të lartë se niveli i përgjithshëm i rritjes.

"Megjithëse në tremujorin e parë pati rënie të përgjithshme të import-eksporteve, vëllimi tregtar i Kinës në vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" ka vijuar rritjen, gjë që është bërë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të tregtisë së jashtme të Kinës. Importi dhe eksporti i vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë" arriti në 2.07 trilionë juanë, me një rritje me bazë vjetore prej 3.2%, nga të cilat importet dhe eksportet në ASEAN dhe Rusi u rritën përkatësisht me 6.1% dhe 5.7%".

Të dhënat tregojnë gjithashtu se në tremujorin e parë, Kina importoi afro 17.8 milionë tonë sojë, me një rritje prej 6.2%; importoi 951 mijë tonë mish derri, me një rritje prej 1.7 fish dhe mish viçi 513 mijë tonë, me një rritje prej 64.9%. Përveç kësaj, e prekur nga epidemia COVID-19, gjatë tremujorit të parë, Kina importoi materiale mjekësore dhe ilaçe në shifrën e 61.91 miliardë juanëve, një rritje prej 14.8%.

Li Kuiwen tha se pandemia e tanishme globale dhe tkurrja e kërkesës në tregun ndërkombëtar do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në eksportet e tregtisë së jashtme të Kinës. Megjithatë, tregtia e jashtme e Kinës është konkurruese dhe do të mbetet e qëndrueshme.

Kohët e fundit, departamentet përkatëse kanë forcuar mbikëqyrjen mbi eksportin e materialeve mjekësore. Në lidhje me këtë, Li Kuiwen tha se në këtë kohë të veçantë të parandalimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19, forcimi i mbikëqyrjes dhe optimizimi i shërbimeve, mbështetjes së ndërmarrjeve të kualifikuara dhe me reputacioni për të eksportuar në mënyrë të rregullt, mund të ndihmojnë në eksportimin e materialeve mjekësore dhe të mbështesin bashkësinë ndërkombëtare të luftojnë së bashku kundër epidemisë për të krijuar një mjedis të mirë zhdoganimi."(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore