2020-04-14 15:19:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në kohën kur fluturimet ndërkombëtare po pakësohen në përmasa të mëdha, Administrata e Aviacionit Civil e Kinës nisi në kohë mekanizmin e rëndësishëm të garantimit të transportit ajror, duke transportuar shumë materiale të garantimit të shëndetit për të ndihmuar studentët kinezë jashtë vendit.
Në konferencën e shtypit për parandalimin dhe kontrollin e përbashkët të epidemisë, të organizuar të hënën në Pekin, përgjegjësi i Administratës së Aviacionit Civil të Kinës Jin Junhao bëri të ditur se ky organ po ndërmerr masa të shumta për të ngritur nga të gjitha anët aftësinë e transportit ndërkombëtar të mallrave të Kinës.
Ai tha se një prej masave është që të shtohen fluturimet e posaçme të transportit të mallrave "nga pika në pikë", duke zgjidhur pamjaftueshmërinë e aftësisë së transportit të shkaktuar nga pakësimi i fluturimeve të avionëve të udhëtarëve. Së shpejti Administrata e Aviacionit Civil e Kinës do të krijojë së bashku me Ministrinë e Tregtisë mekanizmin e lidhjes midis ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme me investime të huaja dhe atyre të transportit ajror ndërkombëtar lidhur me kërkesën e ofertën.
Jin Junhao u shpreh se aktualisht masat e sipërpërmendura kanë arritur efekte fillestare dhe mund të plotësojnë në përgjithësi kërkesën për furnizim me materiale. Në të ardhmen, Administrata e Aviacionit Civil e Kinës do t'u kushtojë vëmendje nevojave të zhvillimit dhe gjendjes reale të funksionimit të transportit ajror ndërkombëtar të mallrave, do të bëjë kontrollin e përshtatshëm e në kohë dhe do të ofrojë mbështetje të fuqishme për të menaxhuar mirë zinxhirin e transportit ndërkombëtar të materialeve.
Ai bëri të ditur se vetëm këtë javë ( nga 13 deri në 19 prill), gjithsej 98 kompani aviacioni do të kryejnë 1690 fluturime vajtje-ardhje nga Kina për në 40 vende dhe 90 destinacione jashtë vendit, duke u shtuar 435 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Me rigjallërimin e aftësive të transportit të Kinës, më shumë "pako shëndetësore" të përbëra nga materiale kundër koronavirusit do të dërgohen për studentët kinezë jashtë vendit. Kontingjenti i parë prej mbi 500 tonësh do të çohen para 15 prillit në 59 ambasada dhe konsullata të Kinës në gjithsej mbi 20 vende, si Itali, Korenë e Jugut, Japoni, Francë, Gjermani, ShBA, Britani dhe Rusi. Pastaj ato do t'u shpërndahen studentëve kinezë.
Jin Junhao bëri të ditur gjithashtu se këto materiale përfshijnë mbi 500 mijë "pako shëndetësore" për studentët kinezë jashtë vendit. Në koordinim me Administratën e Aviacionit Civil dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, së shpejti do të dërgohet edhe kontingjenti i dytë i "pakove shëndetësore".