OBSh-ja: Masat kundër virusit mund të lehtësohen vetëm me kujdes

2020-04-14 11:07:12 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi të hënën se masat e kontrollit kundër COVID-19 duhet të hiqen ngadalë.

"E dimë se në disa vende rastet po dyfishohen çdo tre-katër ditë. Megjithatë, ndërsa COVID-19 përhapet shumë shpejt, ai kontrollohet shumë më ngadalë. Kjo do të thotë se masat e kontrollit duhet të hiqen ngadalë dhe me kujdes. Nuk mund të bëhen të gjitha menjëherë. Masat e kontrollit mund të hiqen vetëm nëse janë zbatuar masat e duhura të shëndetit publik," u shpreh ai.

Ghebreyesus-i tha gjithashtu se OBSh-ja do të publikojë shpejt këshilla të përditësuara strategjike për të mbështetur vendet dhe rajonet në marrjen e vendimeve për heqjen e masave të kufizimit.

Ai theksoi se ekspertët po bashkëpunojnë për prodhimin e vaksinave nën drejtimin e OBSh-së. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore