2020-04-14 10:28:19 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Analistët thonë se sektori kinez i automjeteve pritet të vazhdojë mëkëmbjen në tremujorin e dytë, pasi prodhuesit e automjeteve rifilluan prodhimin dhe ka rinisur kërkesa për makina.
Prodhuesit e automjeteve dhe të pjesëve të këmbimit të tyre vuajtën në tremujorin e parë për shkak të ndikimit të COVID-19 si në ofertë, ashtu edhe në kërkesë.
Të dhënat e fundit tregojnë se prodhimi dhe shitja e automjeteve në tregun kinez u rritën në mars, përkatësisht 400 për qind e 360 për qind në krahasim me shkurtin.
Autoritetet kanë zbatuar një seri masash për të rigjallëruar tregun më të madh në botë të automjeteve, përfshirë zgjatjen e subvencioneve dhe përjashtimin nga taksat për blerjen e automjeteve me energji të reja.
Masat pritet të forcojnë më tej sektorin e automjeteve në tremujorin e dytë. (Vera)