2020-04-14 10:20:40 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një zyrtar shëndetësor i Pekinit është shprehur se, për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve të COVID-19 në të gjithë botën, Pekini ende përballet me rrezikun e rasteve nga jashtë nga mesi deri në fund të prillit.
Nëndrejtori i qendrës bashkiake për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve Pang Xinghuo thotë se Pekini ka raportuar mbi 170 raste të ardhura nga jashtë deri të dielën.
Ndërkohë, kryeqyteti nuk ka pasur asnjë rast të ri të transmetuar lokalisht për 20 ditë rresht.
Pang Xinghuo shtoi se, deri më tani, nuk janë raportuar raste të konfirmuara nga të kthyerit në Pekin nga provinca Hubei, përfshirë Wuhan-in, që kur u hoq bllokimi 76-ditor në Wuhan.
Ai tha se Pekini do të miratojë masa të rrepta parandalimi dhe kontrolli, dhe se individët me rrezik të lartë do t'i nënshtrohen testimit të acidit nukleik dhe karantinës shtëpiake ose kolektive. (Vera)