Kinë, përshpejtohet rinisja e 114 projekteve ekologjike

2020-04-13 21:22:51 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një plani të publikuar ditët e fundit, pushteteve vendore të Kinës iu kërkua të vijojnë 114 projekt ekologjike për të pakësuar ndikimet e krijuara nga koronavirusi.

Siç mësohet nga Ministria e Ekologjisë dhe e Mjedisit, po përshpejtohet rinisja e projekteve që përfshijnë trajtimin e ujërave, të mbetjeve mjekësore, restaurim ekologjik etj., për të rritur nivelin e kontrollimit të epidemisë.

Me një financim mbi 35.78 miliardë dollarësh amerikanë, këto projekte do të nxisin investimet, zhvillimin ekonomik në përputhje me kërkesat e banorëve. (Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore