2020-04-13 11:38:48 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një zyrtar vendor tha se qyteti i Kinës Jugore Guangzhou i trajton të gjithë të huajt në mënyrë të barabartë në kushtet e shpërthimit të COVID-19 dhe kundërshton çdo fjalë dhe veprim diskriminues.
Liu Baochun i bëri këto komente të dielën, teksa qyteti përballet me sfidën për të përballuar rastet nga jashtë.
"Dua të theksoj se ne i trajtojmë të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë, kundërshtojmë çdo praktikë diferencuese dhe kemi tolerancë zero ndaj fjalëve dhe veprimeve diskriminuese, pasi Guangzhou është një qytet ndërkombëtar, i hapur dhe gjithëpërfshirës. Ky është parimi të cilit i kemi qëndruar gjithmonë," theksoi ai.
Liu tha se qeveria po merr masa të ndryshme për të penguar përhapjen e sëmundjes.
Të dhënat zyrtare tregojnë se ka mbi 30 000 të huaj që jetojnë në Guangzhou. (Çang Çuo)