2020-04-13 11:32:53 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Vdekjet nga koronavirusi në Britani kanë arritur mbi 10 000, pasi mbi 700 veta humbën jetën gjatë fundjavës.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se e diela ishte një moment i zymtë për vendin.
"Mbi 10 000 veta tani kanë humbur jetën nga ky vrasës i padukshëm, që tregon se sa serioz është koronavirusi dhe pse përpjekja kombëtare ku janë përfshirë të gjithë, është kaq e rëndësishme," u shpreh Hancock.
Ai gjithashtu njoftoi se kryeministri Boris Johnson ka dalë nga spitali dhe do të vazhdojë pushimin në shtëpi.(Çang Çuo)