Italia zgjat mbylljen për koronavirusin deri më 3 maj

2020-04-13 10:43:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka thënë se qeveria e tij do të zgjatë bllokimin në mbarë vendin kundër koronavirusit deri më 3 maj.

Ndërkohë, Conte bëri të ditur se disa biznese mund të rihapen duke filluar nga 14 prilli.

Italia shpalli një gjendje emergjente kombëtare gjashtëmujore për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qeveria e pasoi këtë me një mbyllje të mbarë vendit që hyri në fuqi më 10 mars dhe që duhej të mbaronte më 13 prill.

Deri më tani, pandemia ka marrë gati 20 000 jetë në Itali. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore