Qyteti kufitar kinez forcon masat kundër rasteve të infektimit nga jashtë

2020-04-13 10:22:37 CRI Komenti juaj Printoni

Suifenhe, një qytet në provincën kineze Heilongjiang pranë kufirit me Rusinë, ka forcuar përpjekjet parandaluese për shkak të rritjes së rasteve të infektimit nga jashtë.

Qyteti kërkon nga të gjithë ata që hyjnë në kufi, të bëjnë një karantinë dyjavore, dy teste acidi nukleik dhe një test serumi për antitrupa në institucione të përcaktuara.

Të gjithë drejtuesit rusë të kamionëve që hyjnë brenda qytetit, duhet t'i parkojnë automjetet e tyre dhe të banojnë në vende të caktuara.

Ndërkohë, një ndërtesë qeveritare është shndërruar në një spital të përkohshëm.

Sipas menaxherit të ndërtimit Wang Jiakuan, një ndër punët më të rëndësishme është krijimi i një sistemi të vetëm të shkarkimit të ujërave të zeza, për të parandaluar përhapjen e virusit nëpërmjet tubacioneve.

Deri të shtunën e kaluar, në Suifenhe, një qytet me më pak se 100 mijë banorë, janë raportuar 194 raste me COVID-19 dhe mbi 100 mbartës josimptomatikë të virusit.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore