2020-04-10 11:30:34 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Tregu kinez i makinave të udhëtarëve pati një rritje të fortë në muajin mars krahasuar me shkurtin, teksa biznesi po gjallërohet.
Shitjet me pakicë arritën në 1 milion njësi muajin e kaluar, me një rritje mujore prej 300 për qind.
Mbi 90 për qind e pikave të shitjes me pakicë të automjeteve kanë rinisur shërbimet.
Tregu i shitjes me shumicë regjistroi gjithashtu rritje të madhe. Shitjet e automjeteve me energji të reja arritën në 56 mijë njësi, duke u shtuar 400 për qind në krahasim me shkurtin.
Shitjet e makinave në Kinë kanë rënë për të dytin vit rresht.
Gjatë tre muajve të parë të vitit, shitjet me pakicë ranë 40 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kina planifikon të lehtësojë kufizimet ndaj blerjes së automjeteve në qytete të caktuara dhe të fuqizojë tregun e makinave të përdorura.
Gjithashtu është vendosur të zgjaten dhënia e subvencioneve dhe përjashtimi nga taksat për automjetet me energji të reja deri në fund të vitit.