2020-04-10 11:03:10 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Qyteti Suifenhe në provincën Heilongjiang të Kinës po ndërton një spital të përkohshëm, ndërsa po rritet trysnia për të frenuar rastet e COVID-19 nga Rusia fqinje.
Spitali, që po ndërtohet duke transformuar një ndërtesë zyrash në qytet, do të hapet nesër dhe do të ketë më shumë se 600 shtretër për të trajtuar të sëmurët pa simptoma.
Drejtori i përgjithshëm i ndërtimit të spitalit Sun Li thotë se punonjës mjekësorë me përvojë në luftimin e virusit do të vijnë nga mbarë provinca në Suifenhe për të mbështetur spitalet vendore:
"Punonjësit e mjekësisë që do të ndihmojnë në këtë spital të përkohshëm janë kryesisht nga ekipet mjekësore që kanë ndihmuar Wuhan-in ose një spital në qytetin Mudanjiang për trajtimin e COVID-19. Ata kanë përvojë të pasur klinike. Rreth 400 punonjës mjekësorë kryesisht të terapisë intensive, mjekësisë së rrugëve të frymëmarrjes, kardiologjisë etj., do të vijnë grupe-grupe".
Deri të enjten, Heilongjiang-u kishte regjistruar 126 raste të konfirmuara nga jashtë dhe 154 raste asimptomatike nga jashtë.