Merkeli: Kufizimet ndaj koronavirusit janë të mjaftueshme për tani

2020-04-10 10:36:16 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se tani për tani nuk është i nevojshëm forcimi i mëtejshëm i kufizimeve ndaj jetës së përditshme.

Merkeli shtoi se duhet "shumë kujdes" për zbutjen e kufizimeve të tanishme dhe se qëllimi përfundimtar është të mos mbingarkohet sistemi i kujdesit shëndetësor në Gjermani.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn thotë se festa e Pashkëve në Gjermani do të jetë një "bigëzim rruge" në luftën kundër koronavirusit.

Ai shtoi se, me gjithë disa probleme, sistemi gjerman i kujdesit shëndetësor ka një "bazë të fortë".

Tani rreth 3 mijë pacientë janë në terapi intensive në spitalet gjermane, dhe më shumë se 10 mijë shtretër në repartet e terapisë intensive mbeten të zbrazët.

Mrekulli
Lajmet Kryesore