Zëdhënësi: Kina nuk e ka eksportuar kurrë "modelin kinez"

2020-04-10 10:13:25 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian ka kundërshtuar komentet që Kina po eksporton "modelin kinez" në vendet e tjera duke dërguar ekipe mjekësore.

"Asnjëherë dhe askujt nuk ia kemi eksportuar modelin kinez, dhe as nuk kemi kërkuar nga dikush që të kopjojë metodat e Kinës. Kina është e gatshme të vazhdojë të mbështesë vizionin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, të bashkojë forcën dhe mençurinë e të gjitha palëve dhe të ndajë e shkëmbejë përvojat e dobishme me të gjitha palët," tha zëdhënësi.

Deri më tani, Kina ka dërguar 12 ekipe ekspertësh mjekësorë në 10 vende, duke përfshirë Italinë, Serbinë dhe Kamboxhian.

Zhao shtoi se asnjë vend nuk është imun ndaj kësaj krize globale të shëndetit publik dhe se bashkësia ndërkombëtare ka nevojë më shumë se kurrë për bashkëpunim.

Mrekulli
Lajmet Kryesore