Kina u ofron 131 vendeve e organizatave ndërkombëtare materiale anti-pandemike

2020-04-10 20:45:32 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha të premten në Pekin se pala kineze u ka ofruar 127 vendeve e 4 organizatave ndërkombëtare ndihma me materiale përballë pandemisë COVID-19 dhe do të vijojë të ofrojë mbështetje ndaj bashkësisë ndërkombëtare brenda mundësive, me parakushtin e garantimit të kontrollit të epidemisë në vend.

Zëdhënësi tha se furnizimet ndihmëse nga qeveria kineze përfshijnë maskat mjekësore, veshje mbrojtëse, kite testuese etj. Ndërkohë, edhe administratat lokale, ndërmarrje dhe shoqata joqeveritare të Kinës u kanë dhuruar materiale mjekësore mbi njëqind vendeve e rajoneve si dhe organizatave ndërkombëtare.

Ndërkohë, disa vende i kërkuan Kinës ndihma nëpërmjet kanalit diplomatik për blerjen e materialeve mjekësore dhe në këtë drejtim, pala kineze u rekomandon atyre eksportues. Edhe Ministria e Tregtisë e Kinës publikoi listën e prodhuesve të licencuar për materialet mjekësore dhe ka krijuar lehtësira për zhdoganimin e eksporteve.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e Kinës, nga 1 marsi deri më 4 prill, Kina eksportoi materiale anti-epidemike prej 10.2 miliardë juanësh, përfshi 3.86 miliardë maska, 37 milionë veshje mbrojtëse, 2.4 milionë termometra me rreze infra të kuqe, 16 mijë ventilatorë, 28 mijë kite testuese dhe 84 milionë syze mbrojtëse. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore