2020-04-10 20:36:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina dhe Franca kanë shprehur mbështetjen e tyre për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në luajtjen e rolit të saj të duhur në luftën kundër COVID-19.
Kjo u tha gjatë bisedës telefonike midis Ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologut të tij francez Jean-Yves Le Drian.
Wang Yi tha se pala franceze ka shtuar blerjen e furnizimeve mjekësore nga Kina dhe pala kineze do të vijojë ofrimin e pajisjeve mjekësore.
Ai shtoi se autoritetet e aviacionit civil të Kinës kanë nisur një "rrugëkalim të gjelbër" për miratimin e fluturimeve çarter, të cilat do të transportojnë pa pengesa materialet e nevojshme.
Ministri i jashtëm francez tha se vendi i tij është i gatshëm të forcojë koordinimin shumëpalësh me Kinën në luftën kundër pandemisë për të forcuar më tej partneritetin gjithëpërfshirës strategjik. (Albana)