2020-04-09 11:40:48 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në mëngjesin e 8 prillit, pas mbylljes së rrugëve për të dalë jashtë Wuhan-it, ky qytet në Kinën Qendrore është rihapur zyrtarisht. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Italisë Mauro Alboresi u shpreh në një intervistë me CMG-në se ky lajm ka sjellë besim dhe shpresë në Itali. Ai theksoi gjithashtu që vetëm me bashkëpunim ndërkombëtar dhe mbështetje të ndërsjellë, mund të mposhtet koronavirusi i ri.
"Praktika e Wuhan-it na tregoi që masat e Kinës janë të drejta dhe ka vërtetuar që vetëm kështu mund të kontrollohet epidemia në shkallë të gjerë. Heqja e kufizimeve në Wuhan është një ngushëllim i madh për vendet e goditura nga epidemia si Italia. Sipas përvojës së Wuhan-it, edhe ne po presim sinjalet mbi ndryshimin e gjendjes epidemike dhe që zonat e bllokuara të rihapen," thotë Mauro Alboresi.
Alboresi vuri në dukje gjithashtu që Kina është prekur e para nga kjo epidemi botërore, por me mobilizimin e përgjithshëm, parandalimi dhe kontrolli i epidemisë kanë pasur përparime të rëndësishme. Kina ka ndarë përvojën e saj me tërë botën, çka është kyçe për luftimin e epidemisë në vendet e tjera:
"Unë mendoj që Kina ka dhënë një shembull shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Kina ka ndarë në kohë përvojat antiepidemike dhe me këto përvoja, vendet si Italia mund të përballojnë më mirë sfidat e shkaktuara nga epidemia. P. sh., Kina na tregoi që është e domosdoshme të merren të gjitha masat që të ndalohet përhapja e virusit. Ne mund të shohim që mbyllja e Wuhan-it është një vendim i drejtë dhe vendet e tjera të goditura nga epidemia kanë marrë masa të ngjashme."
Alboresi theksoi po ashtu që në këtë epidemi, Kina ka treguar edhe një herë shpirtin e bashkimit dhe bashkëpunimit që ajo vetë ka propozuar prej kohësh, duke dhënë jo vetëm mbështetje shpirtërore, por dhe ndihmë materiale dhe teknologjike. Ai u shpreh që epidemia e koronavirusit është sfida më urgjente dhe më serioze për shëndetin njerëzor dhe zhvillimin paqësor të botës. Vendet e ndryshme duhet të zbatojnë konceptin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit, të shtojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, të ofrojnë ndihmë ndaj njëri-tjetrit dhe të përmbledhin burimet dhe forcat e botës, për të mposhtur këtë armik të përbashkët të njerëzimit.
"Ne e kuptojmë që vetëm duke punuar së bashku mund të gjejmë mënyrën e përballimit. Pa dyshim që në këtë periudhë, nevojitet më shumë bashkëpunim ndërkombëtar mes vendeve dhe sistemeve mjekësore. Vetëm bashkimi dhe bashkëpunimi mund ta përballojnë gjendjen e pandemisë," thotë Alboresi.
Ai vlerësoi gjithashtu propozimin e paraqitur nga kryetari Xi Jinping në samitin e G20-s, posaçërisht për bashkëpunimin ndërkombëtar në studimet e kërkimet shkencore dhe mbështetjen për rolin e organizatave ndërkombëtare. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste italiane vlerësoi edhe thirrjen e Xi Jinping-ut që vendet e botës duhet të përballojnë së bashku goditjet ekonomike të shkaktuara nga epidemia.(Jiang Lei)