Kina përshëndet thirrjet e dijetarëve strategjikë amerikanë për bashkëpunimin në përballimin e COVID-19

2020-04-09 11:19:22 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha të mërkurën se Kina përshëndet një deklaratë të dijetarëve amerikanë për përpjekje të përbashkëta në luftën kundër COVID-19:

"E kemi vëmë re këtë deklaratë. Personalitetet e qarqeve strategjike amerikane shpresojnë se Kina dhe ShBA-ja do të punojnë bashkërisht në përballimin e COVD-19, gjë që konsiderohet si kyçe për ndalimin e përhapjes së pandemisë në botë. Njëkohësisht, personat largpamës nga Kina, ShBA-ja dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare kanë shprehur të njëjtin ide pozitive e racionale dhe ne shprehim vlerësim dhe përshëndetje për këtë."

Zhao tha se liderët e të dy vendeve kanë arritur konsensus të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër pandemisë.

Ai tha se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha vendet e botës, përfshirë ShBA-në, për forcimin e bashkëpunimit kundër pandemisë dhe për garantimin e përbashkët të sigurisë së shëndetit publik.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze shtoi se pala kineze po bashkërendohet aktivisht me qeverinë e kompanitë amerikane për dërgimin e materialeve antipandemike nga Kina.

Mrekulli
Lajmet Kryesore