Dega e "Walmart"-it në Kinë do të investojë 3 miliardë juanë në Wuhan

2020-04-09 10:31:26 CRI Komenti juaj Printoni

Dega e "Walmart"-it në Kinë është shprehur se do të investojë 3 miliardë juanë në Wuhan.

Ajo planifikon që të hapë 4 supermarkete "Sam's Club", 15 hipermarkete dhe më shumë dyqane në lagje në këtë qytet në pesë vjetët e ardhshëm.

Kjo lëvizje pritet të përmirësojë strukturën e shërbimeve të shitjes me pakicë në lagje dhe të forcojë gjallërinë e tregut të shitjes me pakicë në Wuhan.

Gjatë mbylljes së qytetit, kompania tha se ofroi shërbimet e blerjes në internet dhe dërgimit në ndërtesa të ndryshme në këtë qytet.

"Walmart"-i tha se do të vijojë t'u ofrojë banorëve të Wuhan-it produkte cilësore. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore