Presidenti Xi u kërkon punonjësve të komunitetit të vazhdojnë parandalimin e epidemisë

2020-04-09 21:30:26 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping lavdëroi punonjësit e komunitetit për rolin e tyre në betejën kundër COVID-19, duke i nxitur ata të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të kontrolluar epideminë.

Presidenti Xi i tha këto përmes një letre për punonjësit e komunitetit në një lagje në Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei në Kinën qendrore.

Presidenti kinez shtoi se punonjësit e komunitetit në zonat urbane dhe rurale kanë luftuar betejën kundër COVID-19 pa frikë dhe me solidaritet.

Ai paralajmëroi kundër ngadalësimit të kontrollit të epidemisë, pavarësisht heqjes së kufizimeve të udhëtimit në Wuhan. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore