Kina përforcon kontrollimin ndaj të infektuarëve asimptomatikë me COVID-19

2020-04-09 21:27:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka përforcuar masat dhe reagimin e shpejtë ndaj personave të infektuar me koronavirusin e tipit të ri, por që nuk kanë simptoma.

Sipas Këshillit të Shtetit, rastet asimptomatike janë infektive dhe përbëjnë rrezik përhapjeje te të tjerët.

Autoritetet theksojnë se duhet të forcohet shqyrtimi i rasteve pa simptoma, duke synuar kontaktet e ngushta të pacientëve të konfirmuar, udhëtarët nga zona me rrezikshmëri të lartë infektimi etj.

Prej 1 prillit, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë ka përfshirë informacione për rastet asimptomatike në raportin e tij të përditshëm.

Deri tani, mbi 1100 raste asimptomatike, përfshi mbi 360 raste të importuara nga jashtë, kanë qenë nën vëzhgimin mjekësor në pjesën kontinentale të Kinës. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore