2020-04-09 21:23:06 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh se deri tani Kina ka dërguar 12 ekipe mjekësore në 10 vende duke përfshirë Italinë, Serbinë, Kamboxhian etj. për të shkëmbyer përvojën kundër epidemisë me mjekë e infermierë vendës dhe për t'i ndihmuar ata të forcojnë aftësinë e parandalimit, kontrollit dhe të trajtimit të koronavirusit.
Zhao Lijian u shpreh se nën këtë krizë globale të shëndetit publik, asnjë vend nuk mund të qëndrojë larg, por sot më shumë se kurrë bashkësisë ndërkombëtare i nevojiten bashkimi dhe bashkëpunimi. Kina forcon bashkëpunimin ndërkombëtar kundër epidemisë duke marrë pjesë aktivisht në sistemimin global të shëndetësisë, kjo përputhet me interesat e përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare dhe të njerëzimit.
"Ne nuk eksportojmë modelin e Kinës dhe nuk i kërkojmë askujt të mësojë nga Kina. Kina dëshiron të ndajë përvojën e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë me palët e ndryshme për të zhvilluar parandalimin dhe kontrollin e përbashkët dhe e përkrah aktivisht OBSh-në dhe organizata të tjera ndërkombëtare të luajnë rolin e tyre për të arritur fitoren e luftës kundër epidemisë," tha ai. (Fani)