2020-04-09 21:16:58 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
CMG-ja: Kohët e fundit, udhëheqës të qeverisë amerikane kanë kritikuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për ofrimin e rekomandimeve të gabuara dhe kërcënuan se do të shkurtojnë fondet amerikane ndaj organizatës.
Të mërkurën, gazeta britanike "The Guardian" njoftoi se në përballim të goditjes nga virusi, qeveria amerikane mohoi herë pas here përgjegjësinë e vet, ndërsa tani po e bën OBSh-në "dash për kurban".
Presidenti Trump është kritikuar gjerësisht për nënvlerësimin e virusit, pasi e krahasoi me një grip të zakonshëm dhe tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin situatën në kontroll, por më vonë shpalli emergjencë kombëtare.
Me shtimin e pandërprerë të rasteve të konfirmuara të sëmundjes në mbarë botën, shmangia e përgjegjësisë nga SHBA-ja jo vetëm nuk është në favor të zbutjes së presionit të vendit kundër epidemisë, por po sjell pengesa të mëdha për bashkëpunimin global kundër epidemisë.
Në fakt, kritikat e palës amerikane janë shumë të dobëta. Pas shpërthimit të epidemisë, OBSH-ja ka mbajtur shkëmbim e bashkëpunim të ngushtë me palën kineze, mori në kohë sekuencën e gjenomit të virusit dhe dërgoi punonjës në Wuhan për hetim. Në bazë të vlerësimit të rreziqeve të përhapjes së epidemisë, më 30 janar, OBSh-ja shpalli situatën e emergjencës botërore lidhur me shëndetin, niveli më i lartë i alarmit, duke "zgjuar" bashkësinë ndërkombëtare për parandalimin e epidemisë.
Por, ky alarm duket se nuk e trembi ShBA-në. Deri më 13 mars, për shkak të shtimit të vazhdueshëm të rasteve të konfirmuara në vend, Shtëpia e Bardhë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 43 ditë pas lëshimit të alarmit nga OBSh-ja. Çfarë ka bërë qeveria amerkane gjatë këtyre ditëve? Qeveria amerikane duhet të mendojë seriozisht se pse gjykoi në mënyrë të gabuar gjendjen dhe pse reagoi ngadalë? Shmangia e përgjegjësisë tregon vetëm dobësinë dhe frikën e palës amerikane.
Për kritikat e paarsyeshme të ShBA-së, të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se virusi nuk duhet të politizohet. Po të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje vendeve të ndryshme të mbështesin OBSH-në nën gjendjen e acarimit të epidemisë. (CMG)