2020-04-09 21:11:38 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha për mediat se ShBA-ja po përballon sfidën e madhe të COVID-19. Ai shtoi se ky virus lindi në Wuhan të Kinës dhe se në fillim ShBA-ja donte të shkonte në Kinë për hetime, por nuk pati sukses.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha të enjten në konferencën e shtypit se Kina është vendi i parë që i raportoi Organizatës Botërore të Shëndetësisë për gjendjen epidemike, por kjo nuk do të thotë se virusi lind në Wuhan. Ai tha:
"Një sëmundje ngjitëse ka mundësi të shpërthejë së pari në ndonjë rajon, në ndonjë vend ose në ndonjë qytet të botës, por burimi i saj duhet të hulumtohet nga shkencëtarë dhe ekspertë mjekësorë. Pas mbylljes për 76 ditë, Wuhan-i rihapi këtë të mërkurë portën, gjë që ka shtuar shpresat dhe vendosmërinë e vendeve të ndryshme për arritjen e fitores së luftës kundër virusit. Gjithnjë e më shumë njerëz kanë kuptuar se projekti i Kinës është i efektshëm, përvoja e Kinës ka vlerë të mësohet dhe çdo vend i përgjegjshëm kundërshton veprimet e paarsyeshme të etiketimit të virusit."
Zhao Lijian u shpreh se "fshehja e gjendjes epidemike nga Kina" është e pabazë. Pas ndodhjes së epidemisë, Kina i raportoi në kohën e parë OBSH-së për gjendjen epidemike, i përditësoi në kohë vendet e tjera të botës me sekuencën e gjenomit të virusit dhe zhvilloi në kohën e parë bashkëpunimin ndërkombëtar në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, veprime të gjitha këto të vlerësuara vazhdimisht nga bashkësia ndërkombëtare. Kanali i marrjes nga SHBA-ja të informacioneve dhe të të dhënave epidemike kineze është i hapur. Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe të Sëmundjeve Ngjitëse të SHBA-së Anthony S. Fauci u shpreh se studiues amerikanë zhvilluan vaksina pikërisht në bazë të sekuencës së gjenomit të virusit që ofroi Kina.
Zhao Lijian vuri në dukje se veprimet e errësimit të imazhit të Kinës janë jopopullore. Ai tha:
"Viruset nuk kanë as kombësi e as kufij gjeografikë. Çdo vend gjithmonë duhet t'i japë përparësi të drejtave të njeriut për jetën dhe shëndetin duke i mbrojtur me efektivitet."(Fani)