2020-04-08 11:01:31 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Këshilli i Shtetit i Kinës (qeveria kineze) deklaroi se, për të stabilizuar tregtinë e jashtme dhe investimet në kushtet e pandemisë së COVID-19, Kina do të krijojë disa zona të reja pilot për tregtinë elektronike ndërkufitare dhe sivjet do ta organizojë Panairin e Guangdong-ut në internet.
Siç mësohet, do të krijohen 46 zona të reja pilot të tregtisë elektronike ndërkufitare, që do t'u shtohen 59 zonave të tilla ekzistuese. Të gjitha produktet e eksportit që shiten me pakicë në këto zona do të përjashtohen nga TVSh-ja dhe taksa e konsumit.
Në të njëjtën kohë, Kina do të organizojë në internet Panairin e 127-të të Import-Eksportit (Panairi i Guangdong-ut) në fund të qershorit.
Nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjisë së përparuar të informacionit, kompanitë nga e gjithë bota mund të paraqesin produktet e tyre dhe të negociojnë në internet.
Gjithashtu, Kina do të zgjasë deri në fund të vitit 2023 afatin e disa politikave tatimore preferenciale, për të ndihmuar bizneset e vogla dhe mikrobizneset, individët e vetëpunësuar dhe fermerët.
(Zhang Yan)