CMG-ja: Arrin kulmin egoizmi i ShBA-së

2020-04-08 21:29:38 CRI Komenti juaj Printoni

CMG-ja: Ditët e fundit, kanali amerikan CNN përdori "luftën e maskave" për të përshkruar përleshjen e shumë vendeve për maska nën gjendjen epidemike me ShBA-në në krye të listës. Pas shpërthimit të epidemisë, ShBA-ja ka rrëmbyer pandërprerë maskat e vendeve të tjera, përfshi të aleatëve të saj.

Sipas njoftimeve të medias gjermane, ditët e fundit, një kontigjent maskash kineze të blera nga Gjermania u përvetësua nga ShBA-ja dhe u transportua në ShBA. Senatori gjerman Andreas Geisel dënoi këtë veprim si pirateri moderne. Edhe media franceze njoftoi se një kontigjent maskash të blera u morën nga ShBA-ja. Shoqëria e Transmetimit e Kanadasë (CBC) u shpreh se ShBA-ja po plaçkit burime të pakta mjekësore në mbarë botën.

Njëkohësisht ShBA-ja e përdori "ligjin e prodhimit për mbrojtjen kombëtare" për të ndaluar eksportin e materialeve mjekësore të vendit. Ditët e fundit, qeveria amerikane i kërkoi kompanisë 3M, ndërmarrjes kryesore të prodhimit të maskave, të transportojë maskat e prodhuara jashtë vendit në ShBA dhe nuk lejon eksportin e maskave N95 në Kanada, në Amerikën Latine etj.

Shumë aleatë të ShBA-së kanë shprehur zhgënjimin e tyre për këtë. Kryetari i provincës Ontario të Kanadasë Doug Ford tha: "Duhet të jemi një familje. Jam shumë i zhgënjyer, ata kanë braktisur familjen e Amerikës Veriore."

Epidemia ka zbuluar pamjen e shëmtuar të disa politikanëve amerikanë dhe bashkësia ndërkombëtare ka njohur kuptimin e vërtetë të të ashtuquajturit "prioritet të ShBA-së", domethënë rendi ndërkombëtar dhe aleatët duhet t'i shërbejnë vetëm ShBA-së. Gazeta franceze "Le Monde" botoi artikullin e studiuesit Piotr Smolar ku vihet në dukje se COVID-19 ka hapur një "fushë të re të betejës" në marrëdhëniet transatlantike me kontradikta të shumta. (CMG)

Mrekulli
Lajmet Kryesore