2020-04-07 10:35:55 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri japonez Shinzo Abe ka njoftuar një paketë stimuluese me një vlerë një trilion dollarë amerikanë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Ai thotë se qeveria do të japë para për familjet në nevojë, dhe mbështetje financiare për të mbrojtur bizneset dhe vendet e punës.
Abe u shpreh se ekspertët e një grupi pune të ngarkuar nga qeveria e nxitën atë të përgatitet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Ai njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të mbulojë Tokion, Osakën, Fukuokën dhe katër prefektura të tjera të goditura nga virusi dhe do të jetë në fuqi rreth një muaj.