2020-04-07 10:30:59 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kompania ajrore "Swiss International Air Lines" ka njoftuar që mbi 35 milionë pajisje të mbrojtjes personale do të importohen nga Kina për ta ndihmuar Zvicrën të përballojë epideminë e COVID-19.
Që nga e hëna, dy aeroplanët e parë me materiale mbrojtëse nga Kina "që nevojiten urgjentisht", kanë mbërritur në Zyrih dhe Gjenevë.
Pajisjet mjekësore do të shpërndahen në një numër spitalesh vendore.
Shifrat nga Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik tregojnë se që nga e hëna, ka pasur mbi 21 mijë raste të COVID-19 në Zvicër.